Alban Zogaj: Nuk janë rritur normat tatimore por ka ndryshuar vlerësimi i pronave
23 janar 2023
| 23:04
Alban Zogaj, nënkryetar i Komunës së Prishtinës, ka thënë se nuk kanë bërë rritje të normave tatimore, por vetëm e ka ndryshuar vlerësimin e pronave.
Ai thotë se kjo ka ndikuar në rritje të faturave të tatimit në pronë.
“Komuna e Prishtinës nuk ka bërë rritje të normave tatimore. Ajo çfarë ka ndryshuar është vlerësimi i pronave të Komunës së Prishtinës, vlerësim ky që bëhet nga Ministria e Financave, dhe rrjedhimisht kanë rezultuar me rritje të faturave të tatimit në prone.
Ne kemi kerku rivleresim nga Ministria e Financave, sidomos në këtë kohë krize”, ka thënë Zogaj.