Albana Morina-Xharra, kandidate për deputete e Vetëvendosjes, tregon arsyen pse vendosi të pëfshihet në politikë

31 janar 2021 | 21:02

Albana Morina-Xharra ka vendosur që të përfshihet në politikë për të dhënë kontributin e saj në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve, mbrojtjen e ambientit dhe mbështetjen e prodhimit vendor.

Bindja e saj është se Lëvizja Vetëvendosje është e vetmja parti politike e cila punon për realizimin e ndryshimit në vend.

Ajo në listën e LV-së mban numrin 45.

May be an image of 1 person and food

Albana (Morina) Xharra u lind në Prishtinë në vitin 1982. Si fëmijë jetoi në Ljubjanë, ndërkaq shkollimin fillor dhe atë të mesëm e përfundoi në Prishtinë.

Studimet bazë nga lëmia e arkitekturës i përfundoi pranë Universitetit të Prishtinës, ndërkaq ato postunivesitare në Universitetin POLIS – Tiranë. Në temën e diplomës të studimeve Master me titull “Bashkëjetesa përmes arkitekturës”, trajtoi qytetin e Mitrovicës dhe mënyra se si mund të ndikojë arkitektura në bashkëjetesë dhe gjithëpërfshirje të komuniteteve për të rikthyer jetën dhe funksionimin e qytetit si tërësi.

Në vitin 2002 ka përfunduar universitetin veror “Gerhard Mercator Universtät” në Duisburg si bursiste e DAAD-së.

Për një periudhë kohore ka punuar si arkitekte në byro projektuese dhe ka realizuar një numër të konsiderueshëm të projekteve. Më pas punoi në sektorin bankar, ku është ballafaquar me shkeljen e të drejtave të punëtorit dhe diskriminim, dhe ka filluar betejën juridike e cila po vazhdon ende.

Qe një kohë ajo ka themeluar kompaninë e saj, në të cilat ofron ridizjanimin e hapësirave përmes produkteve unike të recikluara, e së fundmi ka hapur edhe një kafiteri ku prezentohen këto produkte.

Flet rrjedhshëm gjuhën angleze, gjermane dhe serbe. Ajo është e martuar dhe ka një vajzë.

(Qendresa Rama / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet kishin thënë paraprakisht se tubimet ishin të paligjshme dhe…