Albena Reshitaj braktis AAK-në për partinë “Guxo” të Gërvallës dhe Pecit

05 dhjetor 2024 | 20:38

Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj ka aderuar në partinë tjetër, atë “Guxo-s” që drejtohet nga Donika Gërvalla e Faton Peci.

Kjo është konfirmuar nga bashkëkryetarja e kësaj partie, Donika Gërvalla, e cila i ka thurur lavde Reshitajt pas transferimit në parti.

“Një grua e fortë, me profesionalizëm të dëshmuar, i bashkohet Partisë Guxo. E rritur në një familje që mishëron vlerat patriotike dhe përkushtimin profesional, prof. Dr. Albena Reshitaj ka dëshmuar vendosmëri dhe lidership në kohët kur Kosovës i nevojiteshin më shumë se kurrë stabiliteti dhe reformat. Angazhimi i saj i guximshëm ka lënë gjurmë, si në politikë ashtu edhe në shoqëri, duke i kthyer profesionalizmin dhe integritetin në shtylla të veprimtarisë së saj”, ka shkruar Gërvalla.

“Së bashku do të punojmë me guxim e vendosmëri për një Republikë të fortë e të zhvilluar të Kosovës”, ka shkruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i Nismës, Fatmir Limaj, është mirëpritur në qytetin e…