Albena Reshitaj do ta udhëheq Task Forcën për pastrimin e Kosovës

23 gusht 2018 | 09:58

Kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë me dije se në mbledhjen e mëngjesit me këshilltarët e tij është diskutuar për organizimin e aksionit për pastrimin e mjedisit të Kosovës.

Po ashtu, ai ka njoftuar se ish-ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, tani këshilltare e kryeministrit Haradinaj, Albena Reshitaj do të udhëheq me Task Forcën për Pastrim.

Postimi i plotë i tij në llogarinë e vet në “Facebook”: 

Në mbledhjen e mëngjesit me këshilltarë, diskutuam ndër të tjerash edhe për organizimin e aksionit për pastrimin e mjedisit të Kosovës, rrugë kjo e cila po merr kahjen dhe mobilizimin e duhur.

Duke marrë parasysh përvojën, përkushtimin dhe vullnetin e saj të treguar gjatë kohës sa ishte ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, nga sot Albena Reshitaj do të udhëheq Task Forcën për Pastrimin e Kosovës, si një nga ideatoret e kësaj nisme të rëndësishme, që fillon më 15 shtator deri më 15 dhjetor.

Së bashku, me një mobilizim gjithëpërfshirës, me përkrahjen edhe të përfaqësuesve të shoqërisë civile, donatorëve ndërkombëtarë do të krijojmë një Kosovë të pastër dhe europiane.

RH

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike, KEDS, ka përfunduar një investim…