Albena Reshitaj emërohet nënkryetare e AAK-së, Bajram Hasani anëtar i Kryesisë
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka mbajtur sot mbledhjen e Këshillit Drejtues dhe të Kryesisë nën kryesimin e kryetarit të partisë, Ramush Haradinaj, ku të pranishëm ishin edhe kryetarët e degëve.
Në mbledhje u diskutua për zhvillimet politike në vend si dhe caktuan shtabin zgjedhor për zgjedhjet e jashtëzakonshme në vend pas dorëheqjes së kryeministrit Haradinaj.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka shprehur besimin e plotë që kjo gjendje do të tejkalohet duke u bazuar në Kushtetutën dhe ligjet në fuqi si dhe nuk do të ketë vakum institucional.
Forumet e partisë shprehen vullnetin e madh që AAK-ja të garojë e vetme në këto zgjedhje por duke mos përjashtuar bashkëpunimet me partitë që kanë orientime politike të njëjta.
Këshilli Drejtues në takim votoi për emërimin e Albena Reshitaj nënkryetare të AAK-së si dhe të Bajram Hasanit anëtar i kryesisë.
/Epoka e re/