Albena Reshitaj rezulton pozitive me Covid-19

13 korrik 2020 | 14:48

Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, ka rezultuar pozitive me Covid-19.

Ajo përmes një njoftimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka treguar se simptomat i kanë filluar ditën e shtunë, një ditë pas seancës së ditës së premte.

“Pas seancës së ditës së Premte, konkretisht prej të Shtunës së këtij vikendi kanë filluar të më shfaqen disa simptoma që lidhen me infeksionin me Covid-19 dhe pastaj iu kam nënshtruar testit ku kam rezultuar pozitiv”, ka shkruar Reshitaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Reshitajt:

Të nderuar qytetarë, miq e kolegë,

Që nga fillimi i Pandemisë jam përpjekur të zbatoj masat e rekomanduara nga institucionet shëndetësore dhe vazhdimisht kam bërë ftesë për zbatimin e tyre.

Pas seancës së ditës së Premte, konkretisht prej të Shtunës së këtij vikendi kanë filluar të më shfaqen disa simptoma që lidhen me infeksionin me Covid-19 dhe pastaj iu kam nënshtruar testit ku kam rezultuar pozitiv.

Deri në testimin tjetër pas një kohe të përcaktuar sipas protokollit unë do të qëndroj e izoluar në shtēpi.

Dua edhe një herë ti bëjë ftesë të gjitha institucioneve të vendit që të rrisin përkushtimin në respektimin e masave mbrojtëse, të ndalohen të gjitha ngjarjet dhe aktivitetet aty ku nuk ka kushte dhe ku nuk respektohen masat e rekomanduara nga IKShPK.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tifozët e Barcelonës ende janë në ankth pasi kapiteni i…