Albërie Hadërgjonaj i del në mbrojtje ish-kunatës, Ermiona Lekbello pas përjashtimit nga BBVA

02 mars 2023 | 11:08

Ish-missi dhe këngëtarja shqiptare, Ermiona Lekbello, të mërkurën u skualifikua nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Big Brother VIP Albania.

Pak kush mund ta dijë ose e ka në kujtesë, por ka një lidhje mes këngëtares nga Kosova, Albërie Hadërgjonaj dhe bukuroshes nga Durrësi, Ermiona Lekbello.

Telegrafi mëson se ato dikur kanë qenë kunata, pasi Ermiona ka qenë e martuar me vëllain e ish-bashkëshortit të Albëries, sipërmarrësit nga Deçani – Mentor Hadërgjonaj.

Fryt i kësaj martese madje është vajza e tyre, e quajtur Elisa.

Albëria në një postim të bërë në rrjetet sociale, i ka dalë në mbrojtje ish-kunatës duke zgjedhur fjalët më të denja për të.

“Njerëzit e vërtetë nuk i duam! O Jona, o bish, o je ti feministë o s’ka njeri në këtë shoqëri sepse të njoh mirë. Ti kurrë nuk ke bërë kompromise me të padrejtën! Fitove zemrat e shumë njerëzve dhe kjo është fitore! Të dua”, ka shkruar mes të tjerash interpretuesja e hitit “Asnjëherë”.

Ermiona përndryshe u skualifikua nga gara e BBVA, për shkak se theu rregullat e ultimatumit që vëllai i madh vendosi ndaj banorëve për thyerjen e vazhdueshme të rregullave të sjelljes në shtëpi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka lansuar të enjten projektin…