Albërije Hadërgjonaj fqinje me familjen Kardashian: Nuk janë si në foto
Albërije Hadërgjonaj ka zbuluar detaje më shumë për jetën e saj personale.
E ftuar në “Goca dhe Gra”, tregoi se jeta e saj në ShBA është e mirë dhe se e ndan lagjen me disa nga personazhet më të njohur në Amerikë, në mesin e tyre dhe familja Kardashian.
Duke qeshur, tha se influenceret që numërojnë miliona ndjekës në rrjetet sociale janë më të thjeshta në përditshmëri.
Biseda:
Albërije Hadërgjonaj: Dalin me shapka. Nuk janë kaq të bukura sa në ekran
Dalina Buzi: Kanë pore, kanë celulit?
Albërije Hadërgjonaj: Ne shqiptarët jemi pak kështu… kemi qejf (të merremi me fjalë) Dhe i thashë mikes si janë këto kështu, se kur dalin aty të çmendin fare
Armina Mevlani: Duken njëlloj si në foto?
Albërije Hadërgjonaj: Jo, nuk kanë lidhje fare. Por nejse, edhe mua po të më shohësh në foto jam një kokrra e yllit, po të më shohësh kështu.