Albert Bucolli falënderon për angazhimin e tij konsullin e Kosovës në Stuttgart, Besnik Miftaraj
Ish-ushtari i UÇK-së nga Drenica, biznesmeni Albert Bucolli, i cili jeton dhe vepron ne Stuttgard të Gjermanisë, ka falënderuar konsullin e Republikës së Kosovës në këtë qytet, Besnik Miftarajn.
Bucolli përmes llogarisë së vet në “Facebook”, ka shkruar se “Gjatë kësaj periudhe kohore pata rastin të u njohë, pashë një angazhim të pa parë në lehtësimin dhe krijimin e kushteve sa më të mira për mërgatën shqiptare që ponojnë dhe jetojnë në Gjermani”, Bucolli tutje ka thënë se “për më tepër, angazhimi dhe përkushtimi i juaj nuk mungoi as në rrafshin diplomatike dhe tërheqjen e investitorëve nga Gjermania me të vetmin qëllim zhvillimin ekonomik të Kosovës”.
Postimi i plotë i Albert Bucollit:
I nderuari z. Besnik Miftaraj,
Pata kënaqësinë dhe privilegjin që t’ju njoh nga afër gjatë gjithë shërbimit tuaj si konsull në konsullatën e Republikës se Kosovës në Stuttgart.
Gjatë kësaj periudhe kohore pata rastin të shohë një angazhim të pa parë në lehtësimin dhe krijimin e kushteve sa më të mira për mërgatën shqiptare që ponojnë dhe jetojnë në Gjermani.
Për më tepër, angazhimi dhe përkushtimi i juaj nuk mungoi as në rrafshin diplomatike dhe tërheqjen e investitorëve nga Gjermania me të vetmin qëllim zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Prandaj, me sinqeritetin më të madh dua të shpreh mirënjohjen time për përkushtimin e juaj në të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë që tu besuan nga shteti i Kosovës.
TE LUMTE!
Me shumë respekt,
A. BUCOLLI
Pronar,
SGN-BAU-BUCOLLI
KÖNIGS-VILLEN-IMMOBILIEN GmbH
Bucolli Maler & Stuckateur GmbH
Stuttgart, Gjermani.