Albert Bunjaku, trajner i ri i U19

30 janar 2025 | 18:15

Albert Bunjaku është emëruar trajner i ri i Kombëtares U19 të Kosovës. Ish-futbollisti i Kombëtares së Kosovës, i cili ishte pjesëmarrës edhe në Kampionatin Botëror 2010 me Kombëtaren A të Zvicrës dhe me karrierë edhe në Bundesligë, do të marrë drejtimin e Dardanëve U19, njofton FFK.

Pas përfundimit të karrierës si lojtar, Bunjaku iu përkushtua zanatit të trajnerit, duke ndërtuar karrierë te të rinjtë e FC Bayern Leverkusen në Bundesligën gjermane.

Bunjaku, në shtabin e tij teknik, do ta ketë ndihmëstrajner bashkëlojtarin e dikurshëm te Kombëtarja e Kosovës, Anel Rashkajn, i cili po ashtu ushtron zanatin e trajnerit në ekipin BK Halmstad, në elitën e futbollit suedez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, një grup studentësh nga Beogradi është nisur në këmbë…