Albert Krasniqi tregon ndarjen e 100 ulëseve në Kuvend, sa janë gra e sa burra?

20 shkurt 2025 | 15:38

Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka thënë se Vetëvendosje do të marrë 47 ulëse në legjislaturën e nëntë, prej tyre do të jenë 28 burra dhe 19 gra.

Sipas Krasniqit PDK-ja do t’i ketë 25 deputetë – 17 burra dhe 8 gra.

Ndërkaq LDK-ja do t’i marrë 20 ulëse, 14 burra dhe 6 gra.

AAK- Nisma do t’i ketë 8 deputetë, 5 burra dhe 6 gra.

“Sipas rezultateve të KQZ për vendvotime, përbërja e Kuvendit të ardhshëm për 100 ulëset e shumicës do të duket kështu: VV: 47 deputetë, 28 burra dhe 19 gra (asnjë me kuotë), PDK: 25 deputetë, 17 burra dhe 8 gra (3 me kuotë), LDK: 20 deputetë, 14 burra dhe 6 gra (2 me kuotë), AAK-NISMA: 8 deputetë 5 burra dhe 3 gra (1 me kuotë)”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sergio Conceicao, nuk do të shkarkohet nga drejtimi i Milanit.…