Albert Krasniqi tregon se si funksionon qeveria e minorancës

26 dhjetor 2019 | 14:07

Analisti politik Albert Krasniqi ka treguar se si funksionon në praktikë ideja e LDK-së për ta votuar Qeverinë e LV-së pa u bërë pjesë e saj.

Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se kur një parti politike i jep votat qeverisë por nuk është pjesë formale e saj, në sistemin parlamentar të Westminsterit njihet si marrëveshje besimi dhe furnizimi.

Sipas tij, në rast të mocionit të mosbesimit dhe në rastet kur kërkohet votimi për ligje të caktuara sigurohen votat për qeverinë.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Kur një parti politike i jep votat qeverisë por nuk është pjesë formale e saj, në sistemin parlamentar të Westminsterit, njihet si marrëveshje besimi dhe furnizimi (confidence-and-supply agreement).

Në rast të mocionit të mosbesimit, përkrahet partia në pushtet, ndërsa në rastet kur kërkohet votimi për ligje të caktuara (veçanërisht të Ligjit për Buxhet), i sigurohen votat qeverisë.

Partia që hyn në këtë marrëveshje nuk merr poste ministrore por kryesisht përfiton favore të tjera duke shtyrë përpara politika të caktuara partiake.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar…