Albert Zogaj merr zyrtarisht detyrën e kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës

05 korrik 2021 | 11:08

Në një ceremoni të organizuar në ambientet e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Skender Çoçaj, kryesuesi i deritanishëm i KGjK-së, ka dorëzuar detyrën tek kryesuesi i zgjedhur i këtij këshilli, Albert Zogaj.

Gjatë kësaj ceremonie, Skender Çoçaj i ka uruar Albert Zogajt mirëseardhje në krye të kësaj detyre, duke i  dëshiruar suksese në punë e tij.

“Çoçaj theksoi se ka qenë i privilegjuar të jetë në krye të sistemit gjyqësor për këto vite dhe me këtë rast falënderoi të gjithë për bashkëpunimin dhe mbështetjen e ofruar gjatë udhëheqjes së tij, si institucionet vendore ashtu edhe ndërkombëtare. Nga ana tjetër, kryesuesi i ri i KGjK-së, Albert Zogaj, ka falënderuar kryesuesin e deritashëm për kontributin e tij për zhvillimin e sistemit gjyqësor gjatë këtij mandati, duke thënë se do të avancojë edhe më tej misionin e Këshillit dhe do të jetë në shërbim të plotë të fuqizimit dhe zbatimit të ligjit në Kosovë”,  ka njoftuar KGjK-ja.

Sipas këtij njoftimi, Zogaj është zotuar se do të përcjell me angazhim maksimal të gjitha iniciativat që janë në zhvillim e sipër si dhe iniciativat tjera të cilat janë në dobi të sistemit gjyqësor të Kosovë

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u arratisën sërish këtë fundjavë.…