Albert Zogaj zgjedhet kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

23 qershor 2021 | 12:20

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), ka mbajtur takimin e 258-të me radhë, nën udhëheqjen e kryesuesit, Skender Çoçaj, me ç’rast janë diskutuar dhe miratuar pikat sipas rendit të ditës.

Gjatë këtij takimi anëtarët, si pikë të rendit të ditës ka qenë edhe zgjedhja e kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Pas procesit të votimit unanim të anëtarëve të KGjK-së, Albert Zogaj është zgjedhur kryesuesit i këtij këshilli.

Mandati i tij fillon më 7 korrik 2021 dhe është trevjeçar. Pas votimit, Zogaj ka shpalosur objektivat e tij përpara anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, duke u zotuar se gjatë mandatit trevjeçar, do të përkushtohet në ngritjen e transparencës, llogaridhënies dhe nivelit të bashkëpunimit me institucione vendore dhe ndërkombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Ragip Gjoshi Letër e hapur për ministren e Arsimit,…