Alberta Bince e AAK-së: Prishtinën mund ta bëjmë ashtu siç e duam
Lista e Aleancës për Asamble Komunale në Kryeqytet, çdo ditë e më shumë është duke u pasuruar me njerëz profesionist.
Kandidatit për kryetar nga radhët e AAK-së Daut Haradinaj, ka shprehur dëshirë t’i bashkohet Alberta Bince.
Ajo ka thënë se e sheh të domosdoshme kyçjen e saj në politikë pasi që komunës së Prishtinës i duhet ndryshim rrënjësor.
Bince, po ashtu tha se Aleanca, i cili ishte i vetmi subjekt politik që i hapi dyert dhe ishte e gatshme të dëgjojë hallet tona si qytetarë të kryeqytetit.
“Si prishtinase, mendoj se pikërisht tani është koha e duhur për kyçjen time në jetën politike duke u bërë pjesë e garës për Asamblenë Komunale në Prishtinë.
I falënderohem Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i cili ishte i vetmi subjekt politik që i hapi dyert dhe ishte e gatshme të dëgjojë hallet tona si qytetarë të kryeqytetit”, ka treguar Bince.
Postimi i plotë
Si prishtinase, mendoj se pikërisht tani është koha e duhur për kyçjen time në jetën politike duke u bërë pjesë e garës për Asamblenë Komunale në Prishtinë.
I falënderohem Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i cili ishte i vetmi subjekt politik që i hapi dyert dhe ishte e gatshme të dëgjojë hallet tona si qytetarë të kryeqytetit.
Natyrisht, është një barrë e rëndë dhe me shumë përgjegjësi. Dua t’i them edhe shkaqet pse mendoj se është kështu:
1. Prishtina është shndërruar në një qytet pa asnjë plan urbanistik;
2. Prishtina është Komuna me komunikacionin më të stërngarkuar;
3. Prishtina është qyteti me i ndotur;
4. Prishtina është qytet pa gjelbërim;
5. Prishtina është qytet pa parkingje moderne;
6. Prishtina është qytet pa salla koncertale dhe sportive;
7. Prishtina është qytet pa ujë;
8. Prishtina është qytet pa rruge te asfaltuara neper shume lagje;
9 .Prishtina është e ngarkuar dhe e sterngarkuar me ndërtime te egra;
Për mua si Asambliste e ardhshme, këto do të jenë pikat kryesore për të cilat do të luftoj që çdo qytetar i Prishtinës të mund të marr frymë lirshëm, ta ndjej freskinë nëpër parqet e Kryeqytetit, të ndjehet i sigurtë nëpër rrugët tona, të mos thithë ajr të ndotur, të ketë parkingje me standarde evropiane me një çmim korrekt, të vizitojë e shijojë koncerte të ndryshme dhe ngjarje sportive me dinjitet nëpër salla.
Si bijë e si nënë, si qytetare e Prishtinës e taksapaguese e shtetit, do të bëjë gjithçka që pikat e lartpërmendura dhe shumë probleme tjera të cilat qytetari ynë tani e sa vjet i bartë mbi supe, t’i eliminojmë dhe të ndjehemi qetë dhe të lumtur në Prishtinën tonë të dashur, ta bëjmë Kryeqytetin tonë të matshëm me Kryeqytetet e vendeve të rajonit.
Unë e dua përnjëmend Prishtinën, sikurse që e doni edhe ju, ndërsa kur dashuria është e madhe nga të gjithë për Prishtinën, atëherë mund ta bëjmë Prishtinën ashtu siç e duam.
E juaja,
Alberta Bince