Alberto Fernandez fiton zgjedhjet presidenciale në Argjentinë
Kandidati i opozitës në Argjentinë, Alberto Fernandez, ka fituar zgjedhjet presidenciale me më shumë se 47 për qind të votave.
Fernandezi nga qendra e majtë, e ka mundur presidentin aktual, konservatorin Mauricio Macri.
Zgjedhjet e së dielës janë mbajtur në kohën e një krize ekonomike që ka zhytur një të tretën e popullsisë së Argjentinës në varfëri.
Fernandezi u ka thënë mbështetësve se do të bashkëpunojë me presidentin që po largohet “kudo që mundet”.
Macri, kur ka marrë detyrën, ka premtuar “zero varfëri”, por gjërat në fakt janë përkeqësuar gjatë udhëheqjes së të tij katërvjeçare.
Mbështetësit e tij kanë thënë se ai ka trashëguar një ekonomi të dobët kur ka ardhur në pushtet dhe se i duhej më shumë kohë për ta zgjidhur.
Alberto Fernandez do ta marrë udhëheqjen e presidencës nga 10 dhjetori.