Alberto Nunez Feijoo merr mandatin për krijimin e qeverisë në Spanjë

23 gusht 2023 | 07:59

Mbreti Felipe VI mandatoi të martën kreun e Partisë Popullore Spanjolle, Alberto Nunez Feijoo për krijimin e qeverisë së re nën drejtimin e tij.

Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, Feijoo e ka pranuar detyrën, por me shumë mundësi, investimi i liderit popullor është i destinuar të jetë i pasuksesshëm, duke qenë se ai teorikisht mund të llogarisë vetëm në 172 vota në Kongres, katër më pak se shumica.

“Ne do t’u japim zë më shumë se 11 milionë qytetarëve që duan ndryshim, stabilitet dhe moderim me një qeveri që mbron barazinë e të gjithë spanjollëve,” tha Feijoo, i cili shtoi se konsultimet me grupet e tjera parlamentare do të fillojnë të hënën.

Oborri Mbretëror e justifikoi zgjedhjen e Feijoo me faktin se Partia Popullore ishte ajo që mori më shumë vende në Kongres në zgjedhjet e 23 korrikut. Për më tepër, është bërë zakon që monarku të propozojë si kandidat për kryeministër, udhëheqësin e grupit politik që ka arritur përfaqësimin më të madh në Kongres.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari turk Ragip Soylu duke shpërndarë artikullin e publikuar në…