Albesa, bashkëshortja e Agonis Tetajt: Fëmijët do të rriten me zhgënjim për sistemin që liroi vrasësin e babait të tyre
Albesa Cacaj ka reaguar pasi që, Shaban Gogaj, i dënuar për vrasjen e bashkëshortit të saj, Agonis Tetaj është liruar nga burgu.
Cacaj përmes një ppostimi në Facebook, ka thënë se bashkëshorti i saj u vra në sytë e të gjithëve, në vendin e tij të punës nën dritën e kamerave, dhe tani vrasësi i tij ecën i lirë, duke shtuar se familjes saj i ka mbetur një dhimbje e pashkylshme.
Ajo tutje ka thënë se kjo nuk është drejtësi, ky është dështim i thellë i sistemit.
“”Kjo është drejtësia që po na ofrohet”? Një sistem që liron vrasësin e një njeriu të pafajshëm. Bashkëshorti im Agonis Tetaj u vra në sytë e të gjithëve, në vendin e tij të punës nën dritën e kamerave, dhe tani vrasësi i tij ecën i lirë, ndërsa familja jonë mbetet në një dhimbje të pashlyeshme. Kjo nuk është drejtësi, ky është dështim i thellë i sistemit që duhet të mbrojë jetën dhe të dënojë krimin.” – ka shkruar ajo.
Tutje Cacaj ka përmendur edhe dy fëmijët e saj, Lisin dhe Blinin, duke thënë se ata do të rriten me pyetje dhe zhgënjim për një sistem që liron vrasësin e babait të tyre, pa e marr dënimin e merituar.
“Kjo është drejtësia që po u lëmë fëmijëve tanë? Lisi dhe Blini, do të rriten me pyetje dhe zhgënjim për një sistem që liron vrasësin e babait të tyre, pa e marr dënimin e merituar. Jemi thellësisht të indinjuar me sistemin e drejtësisë, i cili në vend që ti shëroj plagët tona, na ka goditur dhe prekur thellësisht në shpirt!” – ka përfunduar ajo.