“Albi Mall” sfidon shtetin, konsumatorët dynden për “Black Friday”
27 nëntor 2020
| 15:58
Ndonëse ministria e Shëndetësisë kishte kërkuar anulimin e eventit “Black Friday”, kjo nuk po respektohet aspak nga qendrat tregtare në Prishtinë.
Në “Albi Mall” janë krijuar turma njerëzish, pa maska e pa distancë të cilët janë mbledhur për të blerë mallra në zbritje.
Një lexues i lajmi.net ka dërguar video në redaksinë tonë, teksa shihet grumbulli i madh i njerëzve në njërin prej dyqaneve të kësaj qendre tregtare.