‘Albi Mall Superliga’ në futboll vazhdon sot me dy ndeshje
Albi Mall Superliga e Kosovës në Futboll do të vijojë sot me dy ndeshje të tjera në program, në kuadër të xhiros së dytë të edicionit të ri.
Malisheva do ta pret në “Liman Gegaj” skuadrën e Ferizajt.
Ferizaj debutoi me fitore në Superligë në xhiron e parë, duke e mposhtur Feronikelin në shtëpi me rezultat 2-1. Ndërkohë për Malishevën ky do të jetë dueli i parë në edicionin e ri, pasi ndeshja e xhiros së parë me Dritën u shty për shkak të angazhimeve të klubit gjilanas në garat evropiane.
Dueli tjetër është ai mes Feronikelit dhe Llapit.
Llapi do të kërkojë fitoren e parë në këtë edicion të ri, pasi në xhiron e parë u nda baras me skuadrën e Gjilanit.
Feronikeli ndërkohë u mposht xhiron e parë ndaj Ferizajt dhe do të kërkojë sot pikët e para.
Të dyja duelet zhvillohen nga ora 17:00.