Albi Mall Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së pestë, luhen në Klinë dhe Hajvali

17 shtator 2023 | 09:07

Xhiroja e pestë në elitën e futbollit të Kosovës ka nisur ditën e shtunë me tri ndeshje që u zhvilluan.

Sot në program janë dy ndeshje të tjera për t’u zhvilluar e që pritet të jenë tejet interesante.

Dukagjini para adhuruesve të vet në stadiumin ’18 qershori’ në Klinë pret kampionin në fuqi Ballkanin.

Vendasit kanë marrë vetëm dy pikë nga katër duele dhe janë në kërkim të fitores së parë, derisa Ballkani ka tri fitore në po aq ndeshje.

Interesant pritet të jetë edhe dueli në Kampin Nacional në Hajvali, ku takohen dy rivalët e vjetër, Prishtina dhe Liria.

Kryeqytetasit kanë tetë pikë dhe duan fitoren e radhës, ndërkohë Liria synon të shkaktojë befasi ndaj Prishtinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një rast i dhunës në familje është raportuar ditën e…