
‘Albin a je i vetëdijshëm që je kryeministër?’, përplasje e ashpër në mes të Abdixhikut dhe Kurtit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku është përplasur me kryeministrin Albin Kurti për shkak qëndrimit të këtij të fundit rreth çështjes së Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Abdixhiku e ka akuzuar Kurtin për polarizim të qëndrimeve dhe si rrjedhojë ai i ka thënë se është detyrë e qeverisë Kurti që në veri të ndodhi çarmatosja.
“Albin a je i vetëdijshëm që je kryeministër i Republikës së Kosovës që heqja e armëve është përgjegjësi kushtetuese e jotja dhe e organeve të rendit në Kosovë, dhe jo çështje e dialogut me Serbinë. A e dinë këtë gjë? Si mendon që është kusht çarmatosja? Është e jotja e policisë, e ministrit të brendshëm, ku e ki? Si është kusht? Jo 6, 22 udhëzime i ke prej Gjykatës Kushtetuese, të gjitha i ki me një vend, respektim i rendit kushtetues të Kosovës. Nuk ka polarizim më të madh në dy tri fjalitë tua sesa sot njëherë thua do ta implemtojë marrëveshjen e 2013, më pas Asociacion të Sharrit, Bjeshkëve të Nëmura. A je i vetëdijshëm çka po flet. Si me i pas dy pole të mendimit në një vend. A je mirë”, ka thënë Abdixhiku në Kuvend.