Albin Bytyçi, kadeti i parë i përzgjedhur për të studiuar në Akademinë e Forcave Ajrore në ShBA (Foto)

18 qershor 2020 | 15:51

Kadeti i parë nga Kosova i përzgjedhur për të studiuar në Akademinë e Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Albin Bytyçi është duke bërë përgatitjet e fundit fizike para nisjes për në Colorado Springs të ShBA-së, ku do të jetë pjesë e gjeneratës 2024 të kësaj akademie.

Arianit Bytyçi në llogarinë e vet në “Facebook” ka postuar disa fotografi ku Albini shihet përkrah xhaxhait të tij, gazetarit të njohur të luftës, Nuhi Bytyçi, në parkun e Gërmisë në Prishtinë.

“Bashkë me babin iu bashkuam iniciativës së Albinit për të ecur e vrapuar stazës së gjatë dhe magjepsëse të Gërmisë. Albini gjithmonë ka iniciativa të mira! Të gjithë jemi krenar me edukatën dhe formimin e Albinit tonë, si dhe me sukseset e tij të posaçme të nivelit ndërkombëtar, përmes të cilave në një të ardhme të afërt ai do t’i shërbejë zhvillimit të vendit!” ka shkruar arkitekti Arianit Bytyçi, i biri i gazetarit Nuhi Bytyçi.

Sipas një njoftimi zyrtar për medie të para disa javëve, Forca e Sigurisë së Kosovës, që nga themelimi i saj për herë të parë, do të dërgojë kadetë për tu shkolluar në Akademinë e Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kadeti i përzgjedhur është Albin Bytyçi.

“Të gjitha testimet si dhe nominimet e kandidatëve, janë bërë në kuadër të bashkëpunimit në mes të Ambasadës Amerikane në Kosovë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës. Kandidatët u janë nënshtruar testeve rigoroze, duke filluar nga testi i inteligjencës, testi i gjuhës angleze ‘ECL’, testi SAT si dhe testi fizik. Kadeti Albin Bytyçi, ka qenë kandidati i cili në bazë të përformancës së testeve dhe kritereve tjera të përcaktuara, është përzgjedhur nga Akademia e Forcave Ajrore të ShBA-së për shkollim në kuadër të gjeneratës 2024”, kishte njoftuar FSK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në gjysmëfinale të garave për Kupën e Republikës së Kosovës…