Albin Krasniqi jashtë fushave për dy muaj
29 tetor 2023
| 14:41
Mesfushori i FC Prishtina, Albin Krasniqi, ka pësuar një lëndim në ndeshjen e fundit ndaj SC Gjilanit.
Ai pas këtij dëmtimi do të mungojë rreth dy muaj për kryeqytetasit.
“Albini ka pësuar frakturë në këmbën e djathtë dhe pas ekzaminimeve të bëra sot, është konstatuar se do t’i mungojë fushave për rreth dy muaj”.
“Me shpresën se do ta kalojë këtë periudhë me forcë dhe qetësi ashtu siç është në fushë, FC Prishtina duke i qëndruar afër në çdo moment, i dëshiron shërim të shpejtë”, është thënë në njoftimin e FC Prishtina.