Albin Kurti: 28 Nëntori, festa e katërfishtë që lartëson historinë e Shqipërisë nga Skënderbeu te UÇK
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për nder të festave të Nëntorit, ka uruar të gjithë shqiptarët për 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka shkruar se katër ditë historike në një datë na ka përcjellë historikisht dhe se nga Skënderbeu më 1443 në Krujë, te Ismail Qemali më 1912 në Vlorë, deri te ditëlindja e Adem Jasharit më 1955 në Prekaz e në fund dalja e parë publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me 1997 në Llaushë.
Tutje, Kurti ka shkruar se 28 Nëntori është festë e katërfishtë, “me të cilën lartësojmë fitoren, bashkimin, flamurin, pavarësinë, trimërinë, dhe lirinë”.
“Katër ditë historike në një datë që na ka përcjellë historikisht. Nga Skënderbeu më 1443 në Krujë, te Ismail Qemali më 1912 në Vlorë, deri te ditëlindja e Adem Jasharit më 1955 në Prekaz e në fund dalja e parë publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me 1997 në Llaushë. 28 Nëntorin e kemi festë të katërfishtë me të cilën lartësojmë fitoren, bashkimin, flamurin, pavarësinë, trimërinë, dhe lirinë. Nga Vlora sot paradite e tani drejt Prekazit në mbrëmje, gëzuar gjithë shqiptarëve 111-vjetori i pavarësisë së Shqipërisë!”, ka shkruar Kurti.