Albin Kurti, adhurues “i flaktë” i Arif Ziberit dhe grupit “Elita 5”
Shkruan: Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA
Protesta për “solidarizim”: Një antipod i Adem Jasharit, komandantit legjendar të Shqiptarisë e organizoi një protestë solidarizimi në Prishtinë në përkrahje të Albin Kurtit, kryeministër dhe Vojsa Osmanit, presidente. Mund të jetë edhe rastësi por ky “komandant” politik ishte nga Skenderaj, komuna nga ishte edhe Komandanti Legjendar i cili, në këto protesta shpalosi edhe disa pankarta që gjuhësisht më mirë do të shkruheshin në Nish dhe Kragujevc se që janë shkruar në Kosovë. Nuk kishte fjalë pa gabime të cilat do t’i vërenin edhe nxënësit e klasës së parë që mësojnë sipas Abetares së Unifikuar, e arritura më e madhe e shqiptarëve në këtë shekull. Ishin interesante, sidomos për psikologët dhe psikiatrat kërkesat e shtruara në këtë protestë “gjithëpopullore” në përkrahje të pushtetit e që ishin drejtuar opozitës; opozita të jetë më konstruktive dhe mos ta pengojë pozitën në Kuvend kurse, për analistët që i cilësuan se janë me Serbinë duhet të organizohen gjykime publike dhe të dënohen varësisht se sa i kanë “shërbyer Serbisë”. Më herët kur Kuvendi mbulohej me gaz lotsjellës, kur “armët e ftohta” futeshin në Kuvend përmes “rrugëve anatomike”, kur Isa Mustafa sulmohej me mjete shumë rrezikuese, deri kur edhe e granatuan ndërtesën e Kuvendit, opozita konsiderohej si konstruktive kurse pozita në asnjë rast nuk organizoi “protesta për solidarizim” me udhëheqësit e atëhershëm. Sidomos nuk kishte asnjë kërkesë që analistëve t’u organizohet një gjyq publik ndonëse në të shumtën e rasteve ishin të pamëshirshëm ndaj opozitës duke e ndihmuar Albin Kurtin dhe LV-në të arrijë mbi 50% të votave. Tash po e marrin “shpërblimin e merituar”. Më mirë vonë se kurrë! Tash, pas ultimatumit të këtij “komandanti” politik në mbrojtje të figurës dhe veprës së Albin Kurtit dhe Vojsa Osmanit, opozita i detyrohet pozitës një falje publike me zotim se Vox Pozita është Vox Dei (zëri i pozitës është zëri i Zotit) dhe se këtu përfundon veprimi opozitar. Çfarë injorantësh që dalin me këto kërkesa për opozitën! Ndërkaq, sa i përket gjykimit publik të analistëve që po cilësohen si bashkëpunëtorë të Serbisë, po mundohen ta parashikoj rrjedhën e zhvillimeve duke u kthyer në kohën e inkuizicionit kur gjykatat shquheshin për humanizëm dhe renesanë duke përdorur, në vend të Kodit Penal, kryqëzimin dhe stivën e druve. Po e shoh Kimete Berishën të torturuar gjatë peocesit të egzorcizmit (përzërjes së djallit nga trupi), para se ta vendosin në stivën e druve, për t’i vënë flakën. Sikur në kohën e Inkuizicionit kur hetues ishin që moralizonin para se të futeshin në mëkate. Tash, këta priftërinjtë politikë të LV-së janë edhe më të pamëshirshëm në luftimin e armiqve politikë. Po cili prej analistëve do të duhej të gozhdohej si dikur Krishti, nëse nuk ka qenë vetëm një përrallë e sajuar. Ilir Mirena, nuk bënë sepse është i besimit islam dhe nuk ka flokë. Po t’i vendosin një paruke, do ta humbte origjinalitetin. Milaim Zeka është i papërshtatshëm për faktin se e ka një fjalor të papërshtatshëm me normat morale të asaj kohe. Sigurisht se do ta shante Pont Pilatin me nënë e robë shtëpie. Halil Matoshin me dëshirë do ta gozhdonin por edhe ky nuk i plotëson do kushte, përveç mosdurimit që e kanë ndaj tij. Berat Buzhala është katolik, ka flokë dhe mirë do të dukej i gozhduar në kryq duke rrugëtuar nëpër Via Dolloresa. Aktualisht është personi më i përshtatshëm për t’u gozhduar dhe jam i sigurt se do të kishte shumë vullnetarë nga LV-ja dhe diaspora që do t’i ngulnin edhe më shumë gozhda se që është e nevojshme. Kjo protesta e organizuar në përkrahje të Albin Kurtit dhe Vojsa Osmanit është kulmi i marrëzisë, është Himalaja e injorancës dhe Mont Everesti i servilitetit. Turp!
The Final Countdown dhe Elita 5: E pranoj publikisht se kontributi im në ngritjen e figurës politike dhe veprës së shokut Albin Kurti ishte bukur i madh, në të gjitha aspektet e mundshme sepse kam besuar se Albini është Vox Populi (Zëri i Popullit) sikur edhe personi më i kualifikuar për të jetësuar kërkesat e Vox Populi. Bashkë me Bacën Adem e përkrahëm deri në çastin kur Baca Adem tha: “mjaftë më, nuk e ka më përkrahjen time”. Unë, si boshnjaku, edhe për një kohë e përkrahja duke besuar se edhe Baca Adem do të rikthehet. Realisht, Baca kur më nuk u rikthye dhe më habitë fakti kur Albini deklarohet se: “është djalë politik i Adem Demaçit dhe biologjik i Zaim Kurtit..”. Kjo e dyta është e vërtetë, e para aspak nuk është e vërtetë. Në atë kohë lexoja, për të satën herë Princin e Makiavelit ku flitej për përdorimin e mënyrave më të paskrupullta për marrje të pushtetit dhe për mënyra super të paskrupullta për ruajtje të pushtetit. Në të njëjtën kohë lexoja edhe Udhëzimet e Të Mençurve Sionistë për marrje dhe ruajtje të pushtetit, që ishte shkollë edhe më e sofistikuar se ajo e Makiavelit, në përkthim të Fatos Aliut. Pata menduar se kam fituar njohuri të mjaftueshme që të mos kurthohem në rrjetin e atyre që në mënyrë të pamoralshme dhe të paskrupulltë e marrin pushtetin. Jam treguar se jam leshko i vërtetë.
Në njërin ndër festivalet e Filmit Dokumentar për të Drejtat e Njeriut “Një Botë”, në përpjekje ta lartësojmë personalitetin dhe veprën e shokut Albin Kurti, e ftuam të jetë mysafiri kryesor që do ta bëjë hapjen e Festivalit. E kishte vetëm një kërkesë e ajo ishte që, si kolon zanore e Festivalit të përdoret The Final Countdown, që atëherë ekzekutohej nga grupi Europe. Natyrisht se e përkraha ndonëse shumë të pranishëm nuk kishin dëgjuar për këtë këngë. Realisht, pas një kohe mendoja se këtë videoklip Albini e kishte si moto politike për rrugëtimin e tij politik …Numrimi i Fundit (përkthimi në shqip) nënkuptonte përfundimin e një Maratone apo qëllimi për ngjitje në maja të pushtetit. Albini ka shije të stërholluar për muzikë të zhanreve rok, rege, bluz, soul dhe, pasi u bë politikan i njohur edhe të muzikës rep. Repovat më mirë se Capital T. Në një emision, ndër shumë pyetje ishte edhe për listën e grupeve dhe zhanrit të muzikës që i pëlqen. Vetëm njohësit e mirë të muzikës e kuptojnë shijen e hollë të Albinit për muzikën. Mirëpo, që më bëri shumë përshtypje, si politikan që bashkimin kombëtar e kishte si ujë, ajër dhe dritë (sa mirë tingëllon po të ishte e vërtetë) se në atë listë nuk kishte asnjë grup apo këngëtar shqiptar, madje as Arif Ziberi dhe Elita 5. Javën që shkoi, gjatë një vizite në kundërshtim të plotë me protokollin e shtetit dhe të drejtën ndërkombëtare, Albin Kurti bëri një vizitë në Shkup, lagjen Çair për t’u takuar me kryetarin e kësaj komune me ç’rast u përurua Rruga “Adem Demaçi”. Para kësaj vizite, presidentja e Kosovës Vojsa Osmani bëri një vizitë zyrtare ku u takua me kryetarin e Sobranies (Kuvendit) të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi dhe, në kuadër të vizitës u inaugurua Rruga “Ibrahim Rugova”. Gjatë përurimit të Rrugës “Adem Demaçi”, kryeministri Kurti ofroi për të pranishmit një pjatë të mbushur dhe të stërmbushur me fasule patriotike, nga e cila, pastaj shumë të pranishëm kishin problem me tretjen. Çështja e këtij emërtimi u bë problem kombëtar në Maqedoni të Veriut dhe tani, me kërkesën e kryetares së Shkupit ka filluar nisma për anulimin e emërtimit të rrugës me emrin e Adem Demaçit. Për emërtimin e rrugës me emrin “Ibrahim Rugova” nuk kishte asnjë reagim zyrtar. Pse Adem Demaçi duhet të keqpërdoret edhe për së vdekuri për qëllime të ulëta politike?! Pse Adem Demaçi, edhe për së vdekuri duhet të përdoret si mjet për promovimin e Izetit dhe Bilall Kasamit për rrëzim të Ali Ahmetit, nën dirigjimin e Albin Kurtit?! Njeriu normal e ka vështirë ta kuptojë këtë, për të krisurit kjo është gjendje normale. Po, pikërisht në këtë mbrëmje e kuptuam se sa shumë e vlerëson Albin Kurti Arif Ziberin dhe grupin Elita 5. Grupi Elita 5 ka merita të mëdha për afirmim të muzikës dhe rokut shqiptar, që nga koha e ish-Jugosllavisë e deri më sot. Kanë krijuar dhe e ruajnë një strukturë të qëndrueshme të dëgjuesve të të gjitha moshave. Unë i kam dëgjuar sikur edhe të tjerët por jo se vdesë për ta. Më duket varianti shqip i një rok grupi nga Pula e Kroacisë i quajtur (Atomsko Skllonishte). Vitin e kaluar qëllova në Pogradec dhe isha në koncertin e Elita 5. Arifi ishte lodhur pak. Bilall Kasami e shfrytëzoi koncertin e Elita 5 për promovim të vetes në luftë kundër Ali Ahmetit, i ndihmuar dhe përkrahur nga Zubin Mehta i politikës kosovare, Albin Kurti. Edhe nga Izeti sikur edhe nga pluhuri i mbetur politik pas djegies së Zijadin Selës. Blerim Reka ishte i zënë në një syneti në Nju Jork ku është edhe konsull i Kosovës, si shpërblim i Albinit për disa çështje të natyrës private, thellësisht emocionale dhe romantike!
Në Maqedoni të Veriut Bilall Kasami identifikohej si djalë politik i Rexhep Taip Erdoganit. Çfarë koincidence, edhe djali biologjik i Erdoganit e ka emrin Bilall. Dy në një emër! Në keqpërdorimin e përurimit të Rrugës me emrin “Adem Demaçi” dhe në keqpërdorimin e koncertit të Elita 5 u promovua një grup i unifikuar për ta luftuar BDI-në dhe, në veçanti Ali Ahmetin. Madje, në këto keqpërdorime masive të gjitha shpresat për rrëzim të Ali Ahmetit u mbështetën te Albin Kurti të cilin e quajtën “kryeministër të gjithë shqiptarëve” në kohën kur është vetëm kryeministër i kosovarëve, Nenad Rashiqit dhe Rada Trajkoviqit, tash edhe kontabilistit të luftës, paqësorit të ushtrisë kriminale të Serbisë, Radoica Radomiroviq që, sipas disa deputetëve të LV-së që nuk e kanë dhënë asnjë kontribut për luftën, çlirimin dhe lirinë, qoftë shkaku i moshës, qoftë se kanë qenë pjesë e kotillës politike dhe kombëtare jugosllave dhe serbe, ky farë Radomiroviqi nuk ka marrë pjesë në luftën në Kosovë. As Sllobodan millosheviqi nuk ka marrë pjesë në luftën në Kosovë, madje as që ka qenë i uniformuar, madje as si kontabilist, o ju të poshtër dhe pa asnjë ndjenë kombëtare dhe njerëzore. Vetëm për respekt të viktimave, të të zhdukurve dhe femrave të dhunuara, një pjesëtar i uniformuar i ushtrisë serbe gjatë luftës në Kosovë nuk do të duhej të emërohej z.ministër qoftë edhe me yll në ballë qoftë, o të poshtër! Nenad Rashiqi ka interes ta mbrojë Radomiroviqin, po cili është interesi i juaj, o të poshtër!
Interesin e shqiptarëve në Maqedoni të Veriut aktualisht nuk e përfaqëson dhe mbronë askush më mirë se Ali Ahmeti. Këtë interes nuk mund ta mbrojnë ata që kanë dalur nga grazhdi i Ali Ahmetit e që tash duan ta kenë grazhdin personal, që të marrin sa të duan vet e jo sa t’u vendosë dikush tjetër në të. Shqiptarët në Maqedoni të Veriut asnjëherë nuk kanë qenë më të përfaqësuar në institucione se që janë tani, asnjëherë nuk kanë qenë më mirë. Janë përcaktues në vendimmarrje. Pra qëllimi i kësaj vizite jonormale të Albin kurtit në Maqedoni të Veriut nuk është respektimi i emrit dhe veprës së Adem Demaçit (në Kosovë nuk ka bërë asgjë në këtë drejtim) e as përmirësimi i gjendjes së shqiptarëve atje por ndërtimi i një fronti të përbashkët kundër Ali Ahmetit, hakmarrje për djegien e Zijadin Selës duke e përdorur të birin politik të Erdoganit, Bilall Kasamin. Edhe ky do të digjet por nuk e besoj se Albini do të derdhë lot mbi hirin e tij politik. Albini po krijon kriza politike për të mbijetuar politikisht. Për këtë nuk ka pasur fare nevojë me mbi 50% të votave. Albini ka probleme të mëdha, fillimisht me Albinin pastaj edhe me të tjerët. E pretë: “një vjeshtë, me stuhi..”. Nuk ka më hapësirë të madhe manovruese, do të luftojë për frymëmarrje, sa për të mbijetuar. Është prodhues shumëfish më i madh i krizave se që ishte Hashimi sikur që është edhe improvizues i papërsëritshëm i rrethuar me puthadorë, injorantë, lakejë, spiujë të UDB-së, projugosllavë dhe proserbë. Patriotët e vjetër janë të heshtur, i rrinë cuc andartes greke, Babushkës ideologjike të LV-së duke recituar vjershën Zdravo Limoza. Albini duhet t’i kthehet rrënjëve, prej gjetheve jo që nuk jetohet, por as nuk mbijetohet. Nuk e ka armik as Edi Ramën e as Ali Ahmetin, duhet të bashkëpunojë me ta, ta marrë përvojën e tyre prej burrështetasi e që Albini nuk e ka. Duhet ta filtrojë qeverinë prej injorantëve, abuzuesve, antikombëtarëve, dashakeqëve sikur edhe duhet t’u thotë lamtumirë dhe mirë mos u pafshim anarkistëve të Tiranës. Albin Kurti ka kapacitet intelektual dhe politik t’i përballojë sfidat, por jo me këtë qasje, jo me këta njerëz, jo me urrejtje, jo me përjashtim dhe jo me demagogji. A do ta gjejë rrugën e humbur, shumë shpejtë do ta shohim. Uroj që ta gjejë në të kundërtën theqafjen e ka të garantuar! Qofsha i gabuar!