Albin Kurti bën fushatë për Mimoza Kusari-Lilën

28 shtator 2021 | 17:29

Kryeministri i Kosovës dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kandidatja për kryetare të Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila janë takuar me qytetarë të kësaj komune, në kuadër të fushës elektorale për zgjedhjet e 17 tetorit.

Vetëvendosjes ka bërë me dije se kryeministri Kurti  do të bashkëpunojë me Mimoza Kusari-Lilën për ta zhvilluar Gjakovën.

“Qeveria me kryeministër Albin Kurtin dhe Gjakova me kryetare Mimoza Kusari-Lilën bashkëpunojnë për ta zhvilluar Gjakovën. Qytetarët që mbështesin Mimozën, listën e kandidatëve tanë, programin tonë, besojnë në bashkë qeverisje, në punë me profesionalizëm dhe ndershmëri të lartë që jep llogari për secilën punë e zotim, për secilin projekt e realizim. Andaj, për Gjakovën që e duam, për ndryshimin e nevojshëm, më 17 tetor zgjedhim numrin 144”, ka njoftuar Vetëvendosje.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vendimi për aplikimin e dozës së tretë të vaksinës kundër…