Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi lirohen nga paraburgimi
29 dhjetor 2017
| 12:59
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Donika Kadaj- Bujupi janë liruar sot nga paraburgimi.
Ky vendim është marrë nga Gjykata Themelore të Prishtinës pas dëgjimit të fjalës përfundimtare e prokurorit edhe të akuzuarve për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.
Trupi gjykues ka vendosur që shpallja e aktgjykimit të bëhet më 3 janar 2018 në orën 13:00. Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli janë të akuzuar për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.
Kurti në fjalën përfundimtare të tij, ka thënë se veprimet e tij dhe të tre të akuzuarve të tjerë, janë padëgjueshmëri parlamentare e jo vepër penale.