Albin Kurti dhe Veton Surroi diskutojnë për dialogun
22 mars 2021
| 10:45
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, po merr pjesë në një diskutim për dialogun, të organizuar nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur, që flet për prespektivën e qeverisë në ardhje për dialogun me Serbinë
Para se të shkojë në këtë diskutim, Kurti ishte për pak minuta në Kuvendin e Kosovës, aty ku tashmë ka filluar seanca konstituive.
Bashkë me Kurtin, në këtë diskutim po merr pjesë edhe publicisti Veton Surroi, i cili më parë ishte pjesë e negociatave në Rambuje e Vienë.
Ndërkohë, nga Lëvizja Vetëvendosje kanë bërë të ditur se Kurti do të kthehet sërish në Kuvendin e Kosovës, pasi pas konstituimit, pasdite pritet të votohet qeveria.