Albin Kurti: Do ta nisim ndryshimin në Shqipëri
03 mars 2021
| 23:41
Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti sonte një postim në Facebook ia ka kushtuar Boiken Abazit, anëtarit të partisë që jeton e vepron në Shqipëri.
Kurti thotë se synimet kanë që Abazin ta çojnë në Kuvend të Shqipërisë dhe të nisin ndryshimet atje. Paksa e çuditshme apo jo, sepse atje ka kush të bëjë ndryshimet.
Ja postimi i plotë:
Politika nuk përparon pa u thënë e vërteta. E vërteta për Tiranën do të thuhet nga deputeti Boiken Abazi. Boikenin e njoh prej më se 15 vitesh dhe bashkëpunoj me të. Ai është i ndershëm e i qëndrueshëm, i arsimuar mirë dhe studioz, i matur dhe i guximshëm. Boikeni as nuk shitet, as nuk blihet. Prandaj, do ta mbështesim Boikenin dhe do ta çojmë në Kuvendin e Shqipërisë, që ta nisim ndryshimin.