“Albin Kurti do të votojë të dielën në Shqipëri”
Kandidati i pavarur për deputet Boiken Abazi dhe aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, ka thënë në Kanal 10 se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do udhëtojë për në Shqipëri këtë fundjavë për votuar në zgjedhjet parlamentare pasi ka edhe nënshtetësi shqiptare.
“Besoj që po, ai mori pjesë edhe dje në tubimin tonë përmbyllës, mori pjesë online me një mesazh”.
Abazi po ashtu u ka bërë thirrje gjithë kosovarëve që kanë shtetësi shqiptare të marrin pjesë të udhëtojnë drejtë Shqipërisë për të votuar.
“Unë shfrytëzoj lajme t’i bëjë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që kanë edhe nënshtetësi të vijnë këtu në fundjavë për të dhënë një ndihmë në fillimin e një ndryshimi të madh edhe në Republikën e Shqipërisë”.
Albanian Post ka tentuar gjatë ditës të marrë vesh nëse Kurti do të udhëtojë për në Shqipëri, por zyra për media e kryeministrit nuk e ka konfirmuar, as pohuar një gjë të tillë.