Albin Kurti duhet të shkojë në Prokurorinë Speciale për të dëshmuar!

24 dhjetor 2024 | 23:27

Skënder Karaçica, drejtor ekzekutiv i SHSHA-së në Çikago, përmes një postimi në “Facebook” ka shkruar se kryeministri Albin Kurti duhet të shkojë në Prokurorinë Speciale për të dëshmuar.

“Nëse Albin Kurti heziton për shkak të autoritetit si i pari i Qeverisë së Kosovës, që mos të përgjigjet në thirrjen e Prokurorisë Speciale, atëherë do të hapë udhën e anarkisë për të tjerët, madje edhe për qytetarët e thjeshtë, të biznesmenëve e të tjerëve, do të thonë: Kur nuk shkoi kryeministri Albin Kurti në Prokurorinë Speciale, atëherë as ne nuk do të shkojmë, do të bëhet si referen i përditëshmërisë tonë në Kosovë (sic!)”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Postimi i plotë i tij:

Në dritën e shtetit ligjor

Albin Kurti duhet të shkoi në Prokurorinë Speciale për të dëshmuar!
Kryeministri Albin Kurti, duhet patjetër dhe në dritën aktit kushtetues-ligjor dhe të pushteteve të ndara në Kosovë të shkoi në Prokurorinë Speciale në Prishtinë për të dëshmuar.
Prokuroria është adresa e drejtësisë ligjore, nuk ka nevojë të trokasë në dyert e zyrës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti! Të mësohemi me lirinë dhe drejtësinë e shtetit të Kosovës (sic!).
Nëse Albin Kurti heziton për shkak të autoritetit si i pari i Qeverisë së Kosovës, që mos të përgjigjet në thirrjen e Prokurorisë Speciale, atëherë do të hapë udhën e anarkisë për të tjerët, madje edhe për qytetarët e thjeshtë, të biznesmenëve e të tjerëve, do të thonë: Kur nuk shkoi kryeministri Albin Kurti në Prokurorinë Speciale, atëherë as ne nuk do të shkojmë, do të bëhet si referen i përditëshmërisë tonë në Kosovë (sic!).
Para ligjeve dhe para institucioneve të drejtësisë në Kosovë, duhet të jemi të gjithë të barabartë!
(Dhjetor,2024)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga Nisma Socialdemokrate, Vesel Krasniqi, i cili…