Albin Kurti e fal publikisht Aida Dërgutin
17 dhjetor 2017
| 12:32
Ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shkruar letër nga burgu, duke thënë se pavarësisht ase është në burg, ai është bashkë me ta.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se e fal deputeten Aida Dërguti, edhe nëse ajo nuk do të kishte kërkuar falje.
“Nuk është problem te gjuha që ka përdorur Aida. Nuk më ofendon ajo që ka thënë. E fali edhe sikur të mos më kishte kërkuar falje. Personalisht ajo nuk më ka kurrfarë borxhi mua. Unë jam çuditur më shumë për qasjen destruktive, gëzimi i saj për arrestimin tim. Thelbi nuk është ofendimi i saj. Si erdhi ajo deri në këtë pikë, nuk kam shpjegim tjetër përveç mashtrimit. VV ka nevojë për më shumë transparencë”, ka shkruar Kurti në letrën të cilën e ka lexuar Arben Vitia.