Albin Kurti e hapi kutinë e pandorës, nuk e mbyllë më dot!

16 tetor 2024 | 17:11

Shkruan: Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA

Kur mbjellë egjër, korrë thera: Çdo ditë po publikohen përgjime, me kryepersonazhe nga Lëvizja Vetëvendosje (LV) dhe Lista Serbe (LS), njëra fituese absolute e zgjedhjeve të vitit 2021 kurse tjetra, LS-ja, fituese absolute e të gjitha zgjedhjeve, që nga themelimi i saj, krejt falë partive shqiptare, pa veçuar asnjërën prej tyre.

LS-ja është parti parlamentare me të gjitha të drejtat dhe përgjegjësitë që ia njeh Kushtetuta e Kosovës prandaj edhe nuk mund të përjashtohet nga proceset politike përjashtuar rastet kur vetpërjashtohet. Të gjitha qeveritë para qeverisë Kurti 2 kanë bashkëpunuar me LS-në, kryesisht publikisht ndonëse nuk e përjashtoj mundësinë e marrëveshjeve jashtë syve të publikut. Për këtë, thuaja në çdo rast janë sulmuar verbalisht dhe fizikisht nga LV-ja duke u cilësuar si tradhtarë të kombit dhe shkatërrues të shtetit. Dhe, mbi këtë bazë kanë fituar vota që, në zgjedhjet e fundit e kalojnë 50 për qind duke u veshur me pushtet absolut dhe mundësi për të bërë punë të mira për shtetin dhe qytetarët e saj, pa u penguar nga askush, opozita ishte e vdekur klinikisht. Kufomë politike, pa vullnet t’i nënshtrohet procesit të ringjalljes.

Albin Kurti dhe shërbyesja e tij, Vojsa Osmani, mendermethënë presidente, nuk lanë gjë pa kapur, qeveri, Kuvend, presidencë, borde, diplomaci, arsim, shëndetësi, ndërmarrje publike e private, media, OJQ, kishë a xhami, mbi tokë apo nëntokë, aty ka frymon jeta dhe shpresa, për t’i mbytur përfundimisht, pa shpresë ringjalljeje, sikur opozita aktuale. Albin Kurti e bëri qeverinë dhe Vojsën presidente me votat e Listës Serbe, me dashamirësinë e vëllait të Mimoza Kusarit, Millan Radojiçiqit.

Nuk shoh asgjë të keqe pse Lista Serbe ka votuar dhe se i janë përputhur interesat me LV-në, do të ishte jonormale t’i pamundësohej votimi. Edhe pse votat e LS-së ishin përcaktuese, nuk është e kundërligjshme. Në jetën e përditshme duhet të bëhet një dallim i qartë e sidomos në politikë midis ligjores dhe morales; shumëherë çka është e ligjshme, nuk përputhet me moralin dhe e kundërta. Bisedat e dekonspiruara midis Radojiçiqit dhe Mimoza Kusarit nuk janë në kundërshtim me ligjin dhe për këtë (për aq sa janë bërë publike), Mimoza Kusari nuk mund t’i nënshtrohet përgjegjësisë penale, në asnjë rrethanë. Mund t’i nënshtrohet përgjegjësisë politike qoftë përmes shkarkimit, dorëheqjes apo mosvotimit, në rast se është rezultat i përgjegjësisë morale, personale, partiake apo institucionale. Mirëpo, pasi LV-ja dhe koalicioni aktual qeverisës ka hequr dorë (për shkak të pushtetit) nga çdo parim njerëzor a moral, Mimoza del e pandëshkuar edhe në këtë rast sikur edhe për rastet në të ardhmen. Vet Mimoza, përgjegjësinë morale e ka shpallur non-grata që moti dhe nuk i bëhet vonë për asgjë. Te koalicioni qeverisës dhe Mimoza mund të kërkoni ç’të doni përveç moralit politik dhe përgjegjësisë.

Atë çka Albin Kurti (lexo koalicioni qeverisës) e ka keq – mirë – përdorur për të ardhur në pushtet, me të gjitha mjetet, nga patriotizmi krejtësisht i rremë e deri te luftimi i opozitës, luftëtarëve të lirisë duke i dërguar në Hagë përmes dhe me ndihmën e LS-së, tash po i kthehet me një çmim shumëfish më të lartë, përmes LS dhe Millan Radojiçiqit, vëllait të Mimoza Kusarit dhe jo vetëm të Mimozës. Problemi rreth çështjes Radojiçiq është se ai po del të jetë faktori vendimmarrës nëse bie qeveria, nëse kalon paga minimale dhe nëse veteranët e UÇK-së do të përfshihen në këtë pagë a jo. Sekseri në këtë ndërmjetësim që për mua është krim njerëzor, politik e moral (kombëtaren po e përjashtoj shkaku se janë të zhveshur nga kjo përkatësi) është Mimoza kurse porositësi është Albin Kurti. Dejona Mihali është ndërruese e pampersave (pelenave). Të pafytyrët.

Eminenca, jo gri por skëterrë e pushtetit aktual, Dejona Mihali: Tema kryesore e opozitës, mediave dhe “personave me ndikim” në Kosovë, qe sa kohë është Dejona Mihali, një e deklasuar në Shqipëri, e rilindur në Kosovë dhe e dashur në Greqi dhe Serbi. Në mesin e analfabetëve të LV-së, sillet si kryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve. Ua shkruan fjalimet, ua lexon fatin në filxhana, ua interpreton ëndrrat, i veshë me pushtet dhe i cullakosë nga pushteti, ua bënë terr para syve duke ua ndalur rrymën, politikat e thella antikombëtare i mbështjellë me patriotizëm grek dhe serb, blenë dhe shet rrymë dhe zhvillon aktivitete që me asgjë nuk e ndihmonojnë Kosovën dhe Shqipërinë. Edhe kësaj i dolën biseda duke e identifikuar si shefe të Albin Kurtit. Për anëtarët e LV-së, që duan poste dhe karrierë, më shumë kushton një foto me Dejona Mihalin se me Kim Kardashian. Është i pabesueshëm niveli i vartësisë së vartësve të Dejonës (lexo pushtetit aktual) ndaj kësaj hipokrite e seksereje ku, edhe rrogëtari më i bindur del të jetë më me dinjitet! Dikush thotë se Dejona është Kadri Veseli i LV-së, unë them se nuk është as sa një pordhë e Kadri Veselit. Kadri Veseli tërë jetën i ka kushtuar luftës për liri, pavarësi dhe bashkim kombëtar, kjo farë Mihaliqka e ka bërë të kundërtën, për Kosovën dhe shqiptarët e as për Shqipërinë nuk ka bërë asgjë hiç përveç dëmit. Nga Kosova vetëm ka përfituar, pameritueshëm dhe me një procedurë të korruptuar, shtetësinë, të mira materiale sikur që duket ka siguruar qëndrueshmëri afatgjate financiare në linjën terr – dritë të Bacës Martin (Berishaj ), sekser serb, me imunitet diplomatik të Vojsa Osmanit, Albin Kurtit dhe Donika Shvarc.

Kjo seksere nuk e ka asnjë perspektivë, as në Kosovë e as në Shqipëri në kohën kur kungulli më nuk i shkon mbi ujë. Nuk ka pore institucionale që nuk i ka futur hundët, që nuk e ka shndërruar në kanalizim. Po mbrohet fort nga Albin Kurti, nga grupi i anarkistëve të Tiranës që duke tredhur miza në kafiteritë e Bllokut në Tiranë, marrin shumë para nga grazhdi i Albinit. Dejona Mihali nuk është nëntokë e Kosovës, është ferri vet për çështjen shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri, është eliksir i Greqisë dhe Serbisë. Është shqiptare për aq sa është edhe Fredi Beleri. Kjo Kosovën nuk e konsideron atdhe prandaj edhe do të largohet nga Kosova, jo si kapiteni i anijes (e fundit) por si minjtë e kanalizimit ( e para ). Kjo e ka marrë në qafë Albin Kurtin duke e drejtuar kah Greqia dhe duke e mësyrë kundër aleatëve dhe shqiptarëve të dëshmuar si patriotë. Kjo e ka mbjell farën e urrejtjes midis shqiptarëve. Vetëm sa nuk e kemi luftën vëllavrasje. Me Grupin Anarkist të Tiranës – tredhësit e mizave që paguhen nga Buxheti i Kosovës ka shkaktuar përçarje, deri në hasmëri midis Albin Kurtit dhe Edvin Ramës. Përmes rrogëtarëve, pa fije dinjiteti po manipulon me Policinë e Kosovës, Forcën Mbrojtëse dhe AKI – në. Për t’i luftuar kundërshtarët politik dhe patriotët e vërtetë. Ka edhe të tjera për këtë të dërguar nga ferri për t’ ua bërë jetën ferr shqiptarëve.

Po Albini..: Albin Kurti i ka shkelur të gjitha parimet dhe premtimet. Nuk e them se është spiun i Serbisë, është tepër e rëndë. Por, as nuk e them se është përfaqësues dhe mbrojtës i interesave kombëtare. As shtetërore. Jam bukur i sigurt se do ta kryejë çdo detyrë që i japin ndërkombëtarët, pavarësisht dëmeve, vetëm për të mbetur në pushtet. Edhe një mandat. Bashkimin kombëtar e la në duar dhe vullnet të Alim Ramës, Eden Atiqit dhe Nenad Rashiqit. Sikur edhe flamurin kombëtar që po e trajton si kondom, e vendosë kur i duhet. Për këtë aktivistë të LV-së janë vrarë sikur që edhe janë vetëvrarë. Albin Kurti më nuk po mbrohet nga patriotët e vërtetë por nga ata që qençe i kanë shërbyer Serbisë dhe Jugosllavisë. Me 360 gramë kokainë të përzier i bëjnë përmendore. Dhunuesit e baballarëve të tyre e quajnë Albin Baba.

Del në fotografi me narkodilerë. Mbrohet nga analisti dhe profesori nga Amerika ndryshe rrogëtarë i Rrahman Morinës, njeri i keq që tërë jetën ka qenë në strukturat serbe dhe jugosllave. Gjeneratat e reja nuk e njohin të kaluarën e këtij horri antikombëtar. Mbrohet nga dhunuesit e të miturave, për turp tash avokat, nga të dërguarit e UDB-së në Shqipëri që për pak nuk u emrua ambasador në Shqipëri, nga bijt dhe bijat e milicëve dhe udbashëve të Serbisë dhe Jugosllavisë dhe kriminelë që kanë dhunuar, arrestuar dhe vrarë patriotë shqiptarë. Në rrethana normale patriotike, Albin Kurti nuk do të pranonte përkrahjen e tyre, në rrethana të egra të luftës për pushtet, ndihma e ture del të jetë e domosdoshme. Prandaj, në këtë zinxhir të patriotizmit kombëtar nuk ka vend për yjet e përjetshme si Bacë Adem Demaçi dhe Adem Jashari. Vendin e tyre e kanë zënë Simiq, Radojiçiq, Mimoza Kusari dhe Dejona Mihali.

Turpëruese, deri në shashtisje! Po Kutinë e Pandorës e ka hapur Albini, nuk e mbyllë më, nuk mundet edhe po të doje. Asnjëherë nuk e kisha besuar këtë. Me Albinin askush nuk donë të bëjë koalicion, përveç Listës Serbe. Prandaj, në funksion të saj, si vlerë e shtuar janë Mimoza Kusari dhe Dejona Mihali, sa për fillim.

Kosova, sipas një minoreni politik qenka përballur me rreziqe të mëdha dhe vetëm Peci e paska shpëtuar. Kurrë nuk kam besuar se një sen aq i vogël si peci luan rol aq të madh shtetëror dhe kombëtar.

Nuk e di nëse ka përfunduar ultimatumi ndaj Abelardit nga një rregëzinë që jargavitej zvarrë drejt një posti që me asgjë nuk e meriton! Vallë, çka do të bëhet pas kësaj?!

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Opozita ka ngritur akuza në adresë të ministrit të Mbrojtjes…