Albin Kurti është dhe do të mbetet kryeministri ynë

22 prill 2020 | 18:28

Kryetari i Komunës së Mitrovicës dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahiri, ka thënë se mandatimi për kryeministër i një kandidati tjetër, përveç kandidatit që vjen nga subjekti që i ka fituar zgjedhjet më 6 tetor është i turpshëm dhe antikushtetues.

“Ju mund ta bëni një qeveri me veprime antikushtetuese, por pastaj nuk mundeni, sepse populli do t’ju lë në opozitë më gjatë se që e prisni. Albin Kurti është dhe do të mbetet kryeministri jonë, kryeministri legjitim i Kosovës, sepse është njeriu që nisi çkapjen e shtetit, ia ktheu identitetin shtetit dhe shpresën popullit”.

“Pra, kjo çka ka ndodhur dhe po ndodh sot, është antikushtetuese, antiligjore, jonjerëzore dhe e turpshme, sepse po i vidhet mandati popullit nga ata që nuk dolën në zgjedhje. PLAN-i duhet të del e të matet, e jo të fshehët skutave”, ka shkruar Bahtiri në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarët e Komunës së Malishevës, gjatë një vizite nëpër dyqane,…