Albin Kurti është komunist. Nuk është homofobist
10 prill 2020
| 09:01
Filozofi Blerim Latifi ka thënë se lideri i Lëvizjes Vetëvendosje është komunist.
“Albin Kurti është komunist. Nuk është homofobist”, ka thënë Latifi në T7.
Ai ka treguar se arsyeja e rënies së qeverisë Kurti lidhet me përplasjet me Amerikën.
Sipas tij, edhe qeverinë Haradinaj e kishte rrëzuar Amerika për shkak të taksës.
Latifi, ndër të tjera, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje, e cila njihet për kundërshtimet ndaj kompanisë “Devolli Group”, pas ardhjes në pushtet ka tentuar të afrohet me këtë parti.
“Shumë parti, njësoj edhe Vetëvendosja, sapo kanë ardhur në pushtet kanë shikuar si të krijojnë lidhje me bizneset, në këtë rast edhe me Devollët”, ka thënë Latifi.