Albin Kurti është shpresa e Kosovës
18 prill 2020
| 10:07
Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i ka dalë në mbrojte liderit të partisë, Albin Kurti, pas intervistës së mbrëmshme, duke e lavdëruar punën e tij. Bahtiri ka thënë se Albin Kurti është shpresa e të rinjve kosovarë, por që disa ‘guralecë’, siç thotë ai, ua kanë zënë rrugën dhe duhet t’i largojnë. “Kemi shumë punë, pra shumë guralecë të vegjël që duhet t’i largojmë nga rruga”, ka shkruar Bahtiri në “Facebook”. “Me vëmendje të plotë i dëgjova qendrimet e Kryeministrit të Kosovës përgjatë gjithë emisionit. Albin Kurti është shpresa e Kosovës, është shpresa e të rejave dhe të rinjëve. Kjo nuk mund të ndryshoj, kjo nuk do të ndryshoj. Kemi shumë punë, pra shumë guralec të vegjël që duhet t’i largojmë nga rruga”.