Albin Kurti flet në telefon me ish-kryeministrin britanik, Gordon Brown
10 mars 2021
| 08:52
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka biseduar të martën në telefon me ish-kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Gordon Brown.
“Sot fola me ish-kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Gordon Brown, i cili na uroi për fitoren tonë dhe ofroi mbështetje për planet tona në ekonomi zhvillimi, rritja e vendeve të punës, mjedisi & anti-Covid. Ne shpresojmë të mbajmë kontakt me z. Brown ndërsa Qeveria jonë përballet me sfidat kryesore të Kosovës”, ka shkruar Kurti në “Twitter”.