Albin Kurti flet pas lirimit nga paraburgimi
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur pas lirimit nga Qendra e Paraburgimit në Lipjan.
Kurti që së fundi edhe zyrtarisht ka shpall kandidaturën për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje shpreson të ketë kundërkandidat për të parin e kësaj lëvizje.
I pyetur nëse mund të jetë kundërkandidat Dardan Molliqajn dhe nëse e vlerëson të denjë, Kurti ka refuzuar të flasë për Molliqajn, por ka thënë se të drejtë kandidimi ka çdo aktivist i kësaj lëvizje.
Ai e ka pranuar se ka mospajtime në Lëvizjen Vetëvendosje. “Është e vërtetë që kemi pasur e kemi mospajtime në Lëvizjen Vetëvendosje por me dialog, me demokraci e me durim do t’i trajtojmë e do ti kalojmë këto mospajtime”, ka thënë Kurti për “Kallxo.com”.
https://www.facebook.com/kosovapress/videos/546975212333305/