“Albin Kurti hyri në pushtet dhe harroi vuajtjet e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut!”

30 janar 2022 | 19:34

Profesoresha Gjyla Çeliku ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti se ka harruar vuajtjet e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Më poshtë e gjeni shkrimin e plotë të Dr. Gjyla Çeliku:

Albin Kurti hyri në pushtet dhe harroi vuajtjet e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Një kohë përkrahte publikisht opozitën shqiptare këtu, por si i mori erë pushtetit tash takohet me shokët e atyre që janë në Hagë.

Nejse Albin e drejta yte duke kuptuar politikën si politikë por ama mos ndrysho politikat sepse të kemi ndihmuar edhe ne dhe mos na dëmto.

Ti vetë u çlirove dhe populli atje po, por këtu vdesin luftëtarët shqiptarë që çliruan edhe Kosovën, vazhduan në Maqedoni, u burgosën të pafajshëm dhe vdesin në burg.
Çfarë i the Aliut? A nuk e porosite të lirojnë Agim Islami, Feta Alimi, babin e Almirit, rastin Monstra, rastin e Kumanovës?

Janë të gjithë shqiptarë Albin.
Po për tragjeditë e Tetovës dhe Bullgarisë a nuk e pyete?

Po me opozitën shqiptare këtu pse nuk takohesh Albin, a s’janë edhe ata shqiptarë?
Nejse Albin, bëni do video me Artonin të gjithë burra si filmi i Pollatit dhe mbuloni vdekjen e Rexhail Opaja me takime sepse mendoni që populli harron…
Lladrovci takim me Artonin, ti me të gjithë!

Takoni familjen e Rexhailit nëse jeni burra sepse luftoi edhe për Kosovën, jo njëri tjetrin sepse na lodhët dhe s’jeni interesantë asnjëri më.
Dr. Gjyla Çeliku

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
U deshën të paktën nëntë goditje të forta me sëpatë…