
Albin Kurti, i njëjtë si Dodiku, autokrat
Azdren Shala, analist politik, ka thënë se kryeministri Albin Kurti frikësohet të japë dëshminë në Prokurorinë Speciale sepse nga dëshmitar mund të bëhet i pandehur.
Ai e ka krahasuar Kurtin me Milorad Dodikun, president i entitetit serb të Bosnjës, pasi ka thënë se të dy janë autokratë.
“Pse nuk po shkon Albin Kurti. A ndjehet i fajshëm? Kjo është e mundshme dhe mendoj se po. Pse e bënë Kurti këtë, se ky është spektakël mediatik, prej se i ka ardhë për herë të parë kërkesa. Krejt këtë spektakël ku Kurti e fton Prokurorinë në zyrën e vet, ai dëshiron ta paraqesë veten si i përndjekur politik. Nuk mund të flasësh për përndjekje politike, me një vend demokrati, për më tepër që ti je fuqia ekzekutive. Kurtit i nevojitet roli i viktimës të vazhdojë tutje fabula e personit të përndjekur politikisht, ku prokuroria, sistemi drejtësisë, partitë, janë kundër tij. Kurti është autokrat. Një kryeministër si Kurti me prirje autoritare, i pengon ndarja e pushteteve… jo më larg se dy javë më parë i ngjashëm me Kurtin një autokrat si Milorad Dodik refuzoi të shkonte në gjykatë sepse edhe ai është i njëjtë me Kurtin…”, ka thënë ai në KTV.