Albin Kurti i shkon në shtëpi Isa Mustafës
25 shtator 2018
| 13:36
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka qëndruar sot në shtëpinë e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.
Takimi ka zgjatur më shumë se dy orë.
Lideri i LV-së, Albin Kurti, kur ka dalë nga shtëpia e Mustafës i ka thënë Televizionit 7 se së shpejti do të bëjë publike arsyen e vizitës.
Mustafa dje ka mbajtur mbledhje me Grupin Parlamentar të LDK-së, më vonë edhe me kryesinë e saj.
Pas kësaj mbledhjeje ata përsëritën se nuk marrin pjesë në protestën e organizuar më 29 shtator nga Lëvizja Vetëvendosje.