
Albin Kurti i shkruan letër Lumir Abdixhikut, a është kjo ftesë për koalicion?
07 prill 2025
| 11:35
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ia ka dërguar një letër kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhikut, ku e ka ftuar për konsultime para konstituimit të Kuvendit.
Nuk dihet nëse të njëjtën letër ua ka dërguar edhe partive tjera.
“Me qëllim të konstituimit të plotë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe procesit të zgjedhjes së Qeverisë së re, për t’u konsultuar paraprakisht, ju ftoj në takim të mërkurën, me datë 9 prill, në orën 15:00, apo të enjten, me datë 10 prill, në orën 9:00 ose në 14:00”, është thënë në letrën që Kurti ia ka dërguar Abdixhikut.
A po lëviz Kurti nga pozicioni i ngurtë se s’ka koalicion me partitë opozitare?