Albin Kurti kandidat për kryetar të Vetëvendosjes
24 dhjetor 2017
| 01:24
Erzen Vraniqi nga Lëvizja Vetëvendosjes ka bërë me dije se Albin Kurti do të jetë kandidat për kryetar të kësaj partie.
Në një postim në profilin e vet në “Facebook”, Vraniqi ka treguar se ka nënshkruar pro kësaj kandidature.
“Si anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, nënshkrova në mbështetje të kandidaturës së Albin Kurtit për kryetar të Lëvizjes. Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm kishte miratuar sot, pas verifikimit, deklaratën e tij të kandidimit, dhe tashmë ka nisur zyrtarisht grumbullimi i nënshkrimeve”, ka shkruar Vraniqi.