Albin Kurti kështu shkroi në shtëpinë e Atë Gjeçovit
10 nëntor 2019
| 15:53
Tre muaj më parë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, partia e të cilit në zgjedhjet e përgjithshme ka dalë parti fituese, më 18 shtator të këtij viti e ka vizituar shtëpinë e Atë Shtjefën Gjeçovit në Janjevë.
Në librin e përshtypjeve ai ka çmuar kontributin e Gjeçovit dhe ka sugjeruar që shtëpinë e tij duhet ta vizitojnë nxënësit, studentët, profesorët, politikanët sepse, sipas tij, Gjeçovi ishte njeri i pendës dhe i pushkës.