
Albin Kurti kurrë nuk mund ta thyejë rekordin e Ibrahim Rugovës
Lëvizja Vetëvendosje është e bindur që do të marrë mbi 50 % të votave në zgjedhjet e reja dhe kështu po e vendosin edhe disa sondazhe që janë publikuar së fundmi.
Por këtë nuk e besoj gazetari dhe publicisti Valon Syla, i cili shprehet i bindur se Albin Kurti nuk mund ta thyejë kurrë rekordin e Ibrahim Rugovës.
“Në bazë të sondazheve, PDK po del 23 % – 26 %, LV 36 %-38 %, edhe pse thonë edhe 51 %, por Rugovës besoj se nuk do t’ia thyejë askush rekordin, që në kulmin e karrierës i kishte marrë 46 %. Kurrë Kurti nuk mund ta prekë imazhin e Rugovës”, ka deklaruar Syla në “Reporteri”.
Ai ka thënë se Vjosa Osmani është djegur nga LDK dhe tash edhe nga LV-ja sepse, sipas tij, LV-ja po e përdor për destabilizimin e LDK-së.
Syla më tej ka thënë se nuk beson që Osmani do të jetë numri dy në listën e LV-së.
“Nuk besoj se Vjosa Osmani mund ta kapërcejë Albulena Haxhiun ose forumin e grave. E shoh problematike që Vjosa, Albulena (Haxhiu), Mimoza (Kusari-Lila), Fitorja (Pacolli) me qenë me një shtëpi. Është një gacë e pashkrepur”, ka pohuar ai.