
Albin Kurti lëshon sallën ku po mbahet seanca pa rezistencë
21 mars 2018
| 17:51
Deputeti dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me deputetët e tjerë të kësaj lëvizje janë ngritur dhe kanë dalë nga salla në të cilën po mbahet seanca.
Ky largim i Kurtit nga salla ka ardhur pasi dikush nga sigurimi i Kuvendit u ka thënë atyre se duhet ta lëshojnë sallën, raporton Epoka e re.
Ky largim i tyre ka ndodhur pa rezistencë nga ana e sigurimit të Kuvendit.