Albin Kurti: Nëntë gola, nëntë pikë në tre ndeshjet e fundit – shpresë për sfidën e ardhshme kundër Rumanisë
15 tetor 2024
| 23:42
Pas fitores bindëse ndaj Qipros, Kryeministri Albin Kurti ka shprehur entuziazmin e tij për formën e jashtëzakonshme të ekipit tonë. Ai theksoi se “nëntë gola, nëntë pikë në tre ndeshjet e fundit” flasin për një ekip që po luan me vetëbesim dhe duke na mbushur me shpresë për sfidën e ardhshme kundër Rumanisë.
Kurti falënderoi ekipin për mbrëmjen e mrekullueshme dhe e gëzoi fitoren, duke na dhënë besim për të ardhmen.
Urimi i plotë i Kurtit:
Nëntë gola, nëntë pikë në tre ndeshjet e fundit. Formë jashtëzakonisht e mirë e ekipit tonë, që sonte luajti me plot vetëbesim teksa na mbushi plot besim për ndeshjen e radhës kundër Rumanisë.
Faleminderit për këtë mbrëmje të mrekullueshme e gëzuar fitoren!