‘Albin Kurti nuk po i rrotullon më kamionët, tash po i rrotullon biftekat me Aleksandër Vuçiqin’
Sekretari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti prodhuesit vendorë i mashtroi duke iu thënë se është çështje ditësh apo javësh, por kurrsesi muajsh, kur do ta marrë vendimin për reciprocitet me Serbinë.
“Tani që është kryeministër e ka harruar slloganin ‘Duaje Tënden’ dhe ia ka hapur portat Serbisë. 132 milionë euro më shumë kanë hyrë mallra nga Serbia gjatë vitit të parë të Qeverisë Kurti 2, apo gati 50% më shumë se gjatë Qeverisë Kurti 1”, ka shkruar Gjoshi në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai ka shtuar se: “Nuk ka më kamiona të rrotulluar. Tash Albin Kurti po i rrotullon biftekat në takime me Aleksandër Vuçiqin”.
“Prodhuesve vendorë nuk po iu krijon lehtësira. As mallrave serbe nuk po iu krijon vështirësi (Reciprocitetin) për të hyrë në Kosovë”, ka shkruar Gjoshi.