![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/03/kurtiiii.jpg)
Albin Kurti: Pandemia, sfida kryesore
Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën e jashtëzakonshme, ku pritet të zgjedhet Qeveria e re e Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar kreun e partisë, Albin Kurtin për postin e kryeministrit. Kurti gjatë paraqitjes së ekspozesë para deputetëve tha se “pandemia mbetet sfida serioze”, duke shtuar se menjëherë do të ketë një plan për të luftuar pandeminë.
“Brenda vitit synojmë sigurimin e vaksinave për 60 për qind të popullsisë”.
“Drejtësia, shëndetësia, arsimi dhe ekonomia kanë nevojë për reformë e cila duhet të fillojë shpejt”, ka thënë Kurti.
Mbajtja e seancës vjen pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës më 22 mars, ku me 69 vota për, 33 kundër dhe asnjë abstenim, Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje u zgjodh kryetar i legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës.